Aksident i rëndë në Zakutë të Podujevës, 9 persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zakutë të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 9 persona. Lajmin për Periskop e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 09:00 në fshatin Zakutë të Podujevës, […]
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 9 persona.
Lajmin për Periskop e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 09:00 në fshatin Zakutë të Podujevës, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar 9 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, është shprehur Ahmeti./PERISKOPI












