Ahmeti: Vjosa e Albini nuk po e njohin realitetin në Veri, nuk shkohet për nje grusht vota

Gazetari dhe analisti politik, Arben Ahmeti, ka thënë se në Mitrovicën e Veriut qytetarët kanë krikuar një status-quo dhe kanë dy-tri rroga nga Serbia dhe Kosova. Ai u shpreh se secili qytetar e ka vizën e liberalizuar. “Ekonomia e zezë ka bërë që të shpërndahen para dhe s’mund të shkosh në veri pa u marrë […]
Ai u shpreh se secili qytetar e ka vizën e liberalizuar. “Ekonomia e zezë ka bërë që të shpërndahen para dhe s’mund të shkosh në veri pa u marrë vesh me këta milionera. Nuk ishte momenti i duhur për vizitën”, tha Ahmeti.
Tutje ai u shpreh se Vjosa e Albini nuk po e njohin realitetin në Veri sepse nuk do të shkonin.
“S’bën të shkohet për një grusht votash sepse dëmi është shumë i madh që është bërë sot, sepse e rikthen temën e Veriut. Duhet nga Prishtina të bëhen politika për atje. Veriu nuk është i integruar ende. Të shkosh në kohë fushate me e provoku, është provokim sepse nëse shkon në veri për të kërkuar vota, qytetarët atje do të ndihen të provokuar”, u shpreh tutje. Në Kanal10
Arben Ahmeti iu drejtua Krenar Gashit duke i treguar se secila pronë e secilit serb të Kosovës është e regjistruar nga Kisha Ortodokse e Kosovës.
“Kisha ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve serb të Kosovës me i dergu kadastrat e tyre dhe secili e ka të vlerësuar në vlera monetare. Nëse një serb i Kosovës do me shit pronën, duhet me shku me marrë çmimin për pronën. Krenari mendon që Albini i bën dy-tri politika të mira në Prishtinë e pastaj mirëpritet në Veri” ka thënë Ahmeti.












