Ahmet Isufi: Unioni mes Kosovës dhe Shqipërisë është i mundshëm

Ahmeti Isufi nga radhët e AAK-së, ka folur për sfidat e Kosovës në qeverisjen e ardhshme. Ai ka diskutuar edhe rreth deklaratave të Haradinaj për “bashkimin” Kosovë-Shqipëri. “Nëse Kosova nuk mund të shkojë drejt Bashkimit Evropian, atëherë ne kemi gjetur një metodë tjetër e cila nuk ka qenë e re dhe e pazbuluar, pra një […]
Ahmeti Isufi nga radhët e AAK-së, ka folur për sfidat e Kosovës në qeverisjen e ardhshme.
Ai ka diskutuar edhe rreth deklaratave të Haradinaj për “bashkimin” Kosovë-Shqipëri.
“Nëse Kosova nuk mund të shkojë drejt Bashkimit Evropian, atëherë ne kemi gjetur një metodë tjetër e cila nuk ka qenë e re dhe e pazbuluar, pra një union të mundshëm me Shqipërinë dhe kështu të shkojmë bashkë drejt BE-së dhe NATO-s”, ka thënë Isufi në RTK, përcjell Periskopi.
Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për bashkim kombëtar apo “Shqipëri të Madhe”, por një mënyrë tjetër për Bashkimin Evropian që të bëjë presion mbi 5 shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe në fund edhe sigurimi i njohjes nga Serbia.
“Ne e kemi parë këtë si zgjidhje, pra ne vetëm po ofrojmë zgjidhje për këtë çështje”, ka përfunduar Isufi. /Periskopi/












