Agim Bahtiri ‘funny’: Të gjitha takimet e Kurtit dhe Osmanit në Mitrovicë, përfunduan me sukses të plotë

Agim Bahtiri ‘funny’: Të gjitha takimet e Kurtit dhe Osmanit në Mitrovicë, përfunduan me sukses të plotë

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i ka konsideruar si të suksesshme vizitat e tij me Kurtin e Osmanin në Mitrovicë. Madje ndalesën e këtyre të fundit në veri, nuk e quajti si dështim, por veçse një brohoritje të disa kriminelëve serbë. Bahtiri gjithashtu, konsideron se mbështetja e tyre, sipas tij, mbarë […]

Madje ndalesën e këtyre të fundit në veri, nuk e quajti si dështim, por veçse një brohoritje të disa kriminelëve serbë.

Bahtiri gjithashtu, konsideron se mbështetja e tyre, sipas tij, mbarë popullore, u ka penguar disa individëve, dhe kanë tentuar t’i humbin madhështinë tubimit.

Tutje, ai nuk e ka përmendur incidentin e ndodhur, me një qytetar në tubimin e VV-së, ku mediat raportuan për të.

Ai me një shkrim në Facebook, e përmbylli, duke thënë, se të gjitha takimet përfunduan me sukses.

Postimi i tij i plotë:

Sot, së bashku me Kryeministrin në ardhje, Albin Kurti, Presidenten në ardhje, Vjosa Osmani, Nënkryetari e komunës, Faruk Mujka dhe kandidatët për deputetë të listës së referendumit të 14 shKURTIT, vizituam ndërmarrjen “Trepça” dhe bashkëbiseduam me minatorët, ku u zotuam se Qeveria Kurti këtij gjiganti ekonomik do t’ia kthej namin e dikurshëm.

Më pas u takuam me biznesmenët mitrovicas, për të vazhduar më pas ecjen nëpër Urën e lumit Ibër, ku u ndalëm në vendin ku ishte e ndërtuar Xhamia e Ibrit. Vizitën e vazhduam në lagjen Kodra e Minatorëve, ku u mirëpritëm nga banorët e kësaj lagje, duke përfunduar me sukses të plotë tubimin. Natyrisht që strukturave kriminale serbe atje, nuk iu shkoj për shtati kjo vizitë, por që përveç disa brohorimave nga distanca nuk arritën të bëjnë diçka më shumë.

Me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani vizitat i vazhduam tek liqeni artificial, për t’i përfunduar me një tubim madhështor në lagjen Iliria, nga ku morëm mbështetjen të madhe që e ka marrë një parti në Kosovën e pasluftës. E kuptueshme, se kjo mbështetje mbarë popullore nuk iu ka pëlqyer atyre që e terrorizuan qytetin deri në ardhjen time si kryetar komune, me ç’rast disa mbetje të tyre përmes një individi tentuan t’ia humbin madhështinë tubimit, por që këtë nuk e arritën e as nuk do ta arritin asnjëherë në Mitrovicë sa të jem unë kryetar komune.

Pra, të gjitha tubimet përfunduan me sukses të plotë.

#KrejtdheDrejt me Albin Kurtin Kryeministër

AB

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?