Administrata Trump pauzon shitjen e armëve te shtetet e huaja

Departamenti i Shtetit ka pauzuar disa nga shitjet e ShBA-ve që janë firmosur në kohën e administratës Trump në mënyrë që marrëveshjet të shqyrtohen nga ekipi i presidentit Joe Biden. Kjo lëvizje pason marrëveshjen tregtare të armëve të presidentit Donald Trump me shtetet e Lindjes së Mesme, përfshirë edhe shitjen e gjuajtësve luftarakë te Emiratet […]
Kjo lëvizje pason marrëveshjen tregtare të armëve të presidentit Donald Trump me shtetet e Lindjes së Mesme, përfshirë edhe shitjen e gjuajtësve luftarakë te Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kjo vjen në kohën kur disa politikanë të lartë demokratë kanë provuar të ndalojnë administratën Biden që të shes armë te Arabia Saudite, shkruan Politico, përkthen Periskopi.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken konfirmoi pauzimin e shitjeve të mërkurën.
Shefi i ri i diplomacisë amerikane tha se administrata mbështet paktet mes Izraelit dhe shteteve tjera të Lindjes së Mesme që u bënë në kohën e Trumpit – por shtoi se shitjet e armëve që ishin në marrëveshje do të rishqyrtoheshin.
Blinken e karakterizoi këtë rishqyrtim si rutinor. /Periskopi












