Adelina Grainca: PDK vazhdimisht i ka mbështetur të rinjtë

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Adelina Grainca, sot gjatë ditës ka zhvilluar një takim me të rinjtë, ku edhe u ka treguar përvojat e saja, si dhe përgatitjen në Universitetin Amerikan. Grainca, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se PDK-ja, vazhdimisht i ka mbështetur të rinjtë. Më tutje, ajo ka theksuar se ajo do […]
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Adelina Grainca, sot gjatë ditës ka zhvilluar një takim me të rinjtë, ku edhe u ka treguar përvojat e saja, si dhe përgatitjen në Universitetin Amerikan.
Grainca, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se PDK-ja, vazhdimisht i ka mbështetur të rinjtë.
Më tutje, ajo ka theksuar se ajo do të angazhohet edhe si deputete e re në Kuvendin e Kosovës, për t’i nxjerrë nga kriza ata, dhe t’i orientojë drejt zhvillimit.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike vazhdimisht i ka mbështetur të rinjtë.
Në takim me ta sot theksova se përvojën time në biznes, përgatitjen time në Universitetin Amerikan dhe aktivitetin tim profesional, do të vë në shërbim të mundësive për punësim të tyre, për më shumë mundësi për ta dhe për edukim sa më cilësor.
E ritheksova se angazhimi im si deputete e re në Kuvendin e Republikës do të jetë veçanërisht për të rinjtë, e sidomos vajzat.
Nga bashkëbisedimi pati një pajtueshmëri se plani i PDK-së për rkmëkëmbje i duhet Kosovës. Është koha të mendojmë për zhvillim që na nxjerrë nga kriza e na orienton nga zhvillimi i qëndrueshëm. PDK e ka vullnetin dhe përvojën për këtë.
https://www.facebook.com/AdelinaGraincaPDK99/posts/109067861188328












