Abazin e PDK-së, e viziton në shtëpi mësuesi i tij i parë, i ofron mbështetje

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Menduh Abazi, ka treguar se sot gjatë ditës, është vizituar nga mësuesi i tij i parë, Shahin Përçuku. Abazi e ka falënderuar mësuesin e tij, për këshillat, edukimin, por edhe për mbështetjen që tashmë së fundmi po merr, në rrugëtimin e tij të ri, si kandidat për deputet. Ai më […]
Abazi e ka falënderuar mësuesin e tij, për këshillat, edukimin, por edhe për mbështetjen që tashmë së fundmi po merr, në rrugëtimin e tij të ri, si kandidat për deputet.
Ai më tutje tha sot ka pasur vizita, kryesisht me familjarë e e kushërinj, ku ka marrur përkrahje të madhe.
Postimi i tij i plotë:
Sot, kisha për vizitë në shtëpinë time mësuesin tim të parë z. Shahin Përçuku.
Mësimet e para i mora nga ky njeri bujar i cili për më shumë se 40 vjet edukoj gjenerata të tëra. Për mua edhe sot, kur kam nisur rrugëtimin tim politik, këshillat e tij janë motiv shtesë që të punojë me përkushtim dhe ndershmëri për vendin tim.
I jam mirënjohës përjetësisht për të gjithë mësimet dhe keshillat e tij. Vizita u begatua edhe më shumë nga kusheriri im z. Dibran Përçuku, veteran i UÇK-së, ish nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë, i cili bashkë me shumë kusherinj të tjerë më dhanë përkrahje për rrugëtimin tim të ri.
E takimet tona pa axhën Sabit nuk kanë hijeshi, ai si çdo herë është i hareshëm dhe plotë humor. Që mbështetja të jetë e fuqishme, fillimisht secili nga ne kemi nevojë për mbështetje nga famlija e farefisi, ndërsa vizita e sotme më dha edhe më shumë kurajo për të kërkuar mbështetjen e të gjithë juve. #rimëkëmbje #hoxhajkryeministër #menduhabazi38
https://www.facebook.com/MenduhAbazi38/posts/110352067709109












