A mund të falen gjobat ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat, tregon Zemaj

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka thënë se një iniciativë e tillë e PSD-së, është kreative, por është kohë fushatë, e prandaj dhe po ndodh. Sipas tij, nuk është e mundur, pasi që, ata shkelën ligjin për masat anti-COVID. “Është kohë fushate, ka ide të ndryshme kreative, por ministria e Shëndetësisë, mbetet ende […]
Sipas tij, nuk është e mundur, pasi që, ata shkelën ligjin për masat anti-COVID.
“Është kohë fushate, ka ide të ndryshme kreative, por ministria e Shëndetësisë, mbetet ende atraktive për të qenë pjesë e publicitetit. Nëse don me qenë pjesë e mediumeve, merru me ministrin e Shëndetësisë, edhe del në portale, unë jam mësuar më këtë”, u shpreh Zemaj në Kanal10.
Ai foli edhe për ndihmat, dhe mënyrën sesi janë shpërndarë ato nëpër komuna.
“Çdo ndihmë, e kemi shpërndarë në mënyrë racionale, në komunat e LDK-së, në komunat e PDK-së, në komunat e AAK-së, etj, e në të kaluarën, ka pas dallime të tilla, asnjë vendim nuk e kemi ndërmarr pa komunikimin me komunat, edhe për shtabet emergjente”, tha Zemaj.












