A ishte në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses rekomandimi i ZRPPC? Flet Buleshkaj

Drejtori ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim – ZRPPC, Yll Buleshkaj, ka folur rreth vendimit të PZAP-it për mos certifikimin e deputetëve që kanë pasur probleme me ligjin. I pyetur nëse vendimi i ZRPPC-së ka qenë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Buleshkaj ka thënë se nuk mund të komentojë […]
I pyetur nëse vendimi i ZRPPC-së ka qenë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Buleshkaj ka thënë se nuk mund të komentojë vendimet e PZAP-it, transmeton Periskopi.
“Nuk do të isha lëshuar në komente, pasi që PZAP-i përbëhët nga gjyqtarë të ndryshëm si nga gjyqtarët themelor, të apelit dhe në krye me një gjyqtar të Gjykatës Supreme. Andaj, po të ishte 100% i sigurt Zyra, apo vendimi jonë të ishte final, atëherë nuk do të kishte arsye të ekzistonte PZAP-i, Gjykata Supreme apo edhe KQZ-ja, pasi që vendimi jonë do të shkonte direkt”, ka thënë Buleshkaj.
Ai ka thënë se demokracia parasheh edhe filtera të tjerë të cilët mund të korrigjojnë nëse dikush ka ndonjë pretendim apo fakt për mos respektim të plotë të legjislacionit në fuqi.
Buleshkaj është kritikuar nga akterë të ndryshëm se ka rënë nën presion publik pas linçimeve që ishin bërë ndaj Valdete Dakës së KQZ-së nga Vetëvendosja./PERISKOPI












