9-shi i VV-së, adhurues i flaktë i diktatorit famëkeq stalinist, Enver Hoxha

9-shi i VV-së, adhurues i flaktë i diktatorit famëkeq stalinist, Enver Hoxha

Shumë kandidatë brenda listës së Vetëvendosjes janë komentuar për shkak të bindjeve të tyre ideologjike ekstreme e nganjëherë edhe për shkak të bindjeve që shpesh nuk përkojnë me linjën e partisë. Brenda kësaj liste ka kandidatë që kanë dhënë deklarata problematike në të kaluarën, siç ishte Visar Korencia që paralajmëronte “zhdukjen e Izraelit” apo siç […]

Shumë kandidatë brenda listës së Vetëvendosjes janë komentuar për shkak të bindjeve të tyre ideologjike ekstreme e nganjëherë edhe për shkak të bindjeve që shpesh nuk përkojnë me linjën e partisë.

Brenda kësaj liste ka kandidatë që kanë dhënë deklarata problematike në të kaluarën, siç ishte Visar Korencia që paralajmëronte “zhdukjen e Izraelit” apo siç ishte rasti i Gramos Agushollit, që pretendonte prejardhjen sllave të Skënderbeut. Nuk mungojnë edhe kandidatë që deklarojnë veten si të djathtë, derisa partia e Kurtit që nga themelimi është deklaruar e majtë.

E pjesë e kësaj liste janë edhe kandidatë të ekstemit të majtë. Njëri nga ta, Hysamedin Feraj, ishte edhe punonjës i Institutit të Studimeve-Marksist Leniniste, që drejtohej nga Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha. Në një video që ka qarkulluar nëpër media, Feraj ishte parë edhe duke bërë homazhe me grusht në kokë para arkivolit të diktatorit Hoxha.

Por, derisa Feraj kishte bërë këtë në të kaluarën, një kandidat që bën pjesë në dhjetëshen e parë të listës së VV-së, duke se vazhdon të ketë simpati ende për diktatorin famëkeq Hoxha. Është fjala për Gani Krasiniqin, i cili në llogarinë e tij në facebook, vazhdimisht shpërndan artikuj e këngë himnizuese për diktatorin që kishte shtypur popullin shqiptar për më shumë se 40 vite.

No description available.

Në njërën nga materialet e shpërndara nga Krasniqi, shihet një artikull ku thuhet se diktarori Hoxha ka arritur atë që nuk e kishte bërë Skënderbeu.

No description available.

Më tej edhe këngë e fjalime nga diktatori Hoxha.

No description available.

Veprimtari i hershëm i lëvizjeve ilegale dhe njëri nga themeluesit e UÇK’së në Malishevë, Gani Krasniqi, dikur ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Komunës së Malishevës nga kjo parti. Pasi kishte ndarë rrugët me PDK’në, ai i ishte futur si kandidat i pavarur garës për të parin e Malishevës, por nuk kishte arritur rezultat të kënaqshëm.

Krasniqi ka mbi 10 vite angazhim brenda partisë së Albin Kurtit, dhe ka marrë pjesë me këtë parti në çdo proces zgjedhor prej vitit 2010, kur VV për herë të parë mori pjesë në zgjedhje.

Ai synon pozitën e deputetit për herë të pestë, pasi dështoi në plot katër palë zgjedhje.

Emri i Gani Krasniqit në listën e kandidatëve të deputetëve të Vetëvendosjes nuk ishte aspak befasi, por renditja e tij në mesin e dhjetë kandidatëve të parë të listës nuk ishte shumë e pritur.

Në zgjedhjet e para për VV-në, Krasniqi ishte pjestë e listës, i renditur me numër 43, në mënyrë alfabetike. Në ato zgjedhje kur VV kishte arritur të siguronte 14 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ai nuk kishte arritur të jetë njëri nga të zgjedhuri, duke mbetur vetëm me 3405 vota.

Katër vite më vonë, në procesin zgjedhor të vitit 2014, Krasniqi ishte renditur më lart në listë. Ai mbante numrin 19, siguroi 4287 vota, por as kësaj radhe nuk arriti të fitonte ulëse brenda Kuvendit të Kosovës.

Me 4164 vota, Gani Krasniqi mbeti jashtë Kuvendit edhe në zgjedhjet e vitit 2017, zgjedhje këto kur ishte renditur më poshtë në listë sesa tre vite më herët. Numri i tij në këto zgjedhje ishte 31.

Edhe më poshtë në listë, Vetëvendosje e renditi atë në zgjedhjet e fundit, me 6 qershor 2019. Ai ishte renditur si i 46-ti, por kësaj here, arriti numrin më të madh të votave, gjithsej 5146 sosh. Në këto zgjedhje edhe Vetëvendosje arriti numrin më të madh të votave në historinë e saj, duke arritur të dalë edhe fituese.

Zgjedhjet e radhës mbahen me 14 shkurt, kurse Gani Krasniqi brenda listës së VV-së renditet si i nënti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?