“10 javë të vështira, pritet të ketë mungesë vaksinash deri në prill”

Gjermania pritet që të ketë një mungesë vaksinash anti-covid për një periudhë 10 javore. Kjo deklaratë është bërë sot nga ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë. Deklarata erdhi në një kohë kur qeveria u përball me kritika të reja mbi ritmin e programit të saj të vaksinimit, që duket se do të mungojnë deri në prill. […]
Gjermania pritet që të ketë një mungesë vaksinash anti-covid për një periudhë 10 javore. Kjo deklaratë është bërë sot nga ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë.
Deklarata erdhi në një kohë kur qeveria u përball me kritika të reja mbi ritmin e programit të saj të vaksinimit, që duket se do të mungojnë deri në prill.
“Ne do të kemi akoma të paktën 10 javë të vështira me një mungesë vaksine” ,tha Jens Spahn në një Twitter.
Spahn tha se ai donte të ftonte kompanitë farmaceutike dhe prodhuesit e vaksinave në një takim, për t’u siguruar që Evropa të marrë pjesën e saj të duhur të vaksinave dhe për të parë se ku ishte e mundur të bëhej më shumë për të mbështetur procesin.
Ditën e sotme në Gjermani u regjistruan 17,553 raste të reja me koronavirus të enjten dhe 941 të vdekur.












