Zjarr masiv në Kaliforni: Zjarrfikësit shpëtojnë 63 persona, dhjetëra të tjerë të ngujuar

Një operacion i madh i shpëtimit është duke u zhvilluar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara pias disa persona janë bllokuar nga një zjarr i madh që është përhapur në natyrë. Dhjetëra njerëz janë larguar nga vendi i zjarrit përmes helikopterëve deri më tash. Zjarri ka shpërthyer në një lokacion rreth 60 kilometra në verilindje […]

Dhjetëra njerëz janë larguar nga vendi i zjarrit përmes helikopterëve deri më tash. Zjarri ka shpërthyer në një lokacion rreth 60 kilometra në verilindje të Fresnos, shkruan BBC.

Flakët kanë filluar në mbrëmjen e së premtes dhe zjarri po përhapet shpejt. Deri më tani janë djegur më shumë se dy mijë hektarë, raportojnë mediet lokale.

Sipas një deklarate të zjarrfikësve në Fresno, 63 persona janë shpëtuar përmes helikopterit ushtarak dhe janë dërguar në një aeroport që ndodhet afër malit ku po përhapet zjarri.

Autoritetet njoftuan se helikopteri ka shkuar përsëri në lokacionin e zjarrit për t’i marrë njerëzit e mbetur, por nuk dihet numri i saktë i tyre.

Ky zjarr u përhap në kohën kur disa rajone të Kalifornisë janë duke u përballur me një valë rekorde të temperaturave të larta.

Guvernatori Gavin Newsom të premten e shpalli gjendjen emergjente pas paralajmërimit për ndërprerje të rrymës shkaku i kërkesës së madhe.

Gjatë fundjavës, Kalifornia pritet të përballet me temperatura që mund të arrijnë deri në 49 gradë. Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se vapa do të jetë më e pranishme sidomos në pjesën jugore të këtij shteti të ShBA-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?