Zgjedhjet afër: Trump dhe Biden ashpërsojnë gjuhën ndaj njëri-tjetrit

Zgjedhjet afër: Trump dhe Biden ashpërsojnë gjuhën ndaj njëri-tjetrit

Presidenti amerikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, akuzuan të enjten njëri-tjetrin se nuk janë të përshtatshëm për postin e presidentit. Zoti Trump, që është 74 vjeç e karakterizoi kundërshtarin e tij 78 vjeçar si “të vrarë” dhe “të dobët”, dhe tha se “diçka nuk shkon” me gjendjen mendore të zotit […]

Presidenti amerikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, akuzuan të enjten njëri-tjetrin se nuk janë të përshtatshëm për postin e presidentit.

Zoti Trump, që është 74 vjeç e karakterizoi kundërshtarin e tij 78 vjeçar si “të vrarë” dhe “të dobët”, dhe tha se “diçka nuk shkon” me gjendjen mendore të zotit Biden.

Duke folur në një tubim politik në shtetin e Uiskonsit, 47 ditë para zgjedhjeve, presidenti republikan shtoi se zoti Biden “nuk e di që është gjallë”.

Zoti Biden, në Pensilvani, kritikoi zotin Trump se ishte “krejtësisht i palogjikshëm” në menaxhimin e pandemisë dhe se po i nxit njerëzit që të mos ndjekin këshillat shkencore të ekspertëve të shëndetësisë të vetë qeverisë

Presidenti duhet të japë dorëheqjen”, tha zoti Biden.

Nëse zoti Trump do të kishte vepruar më herët, ai do të kishte shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga koronavirusi, sipas zotit Biden.

Ai e dinte se ç’po bënte. Është pothuajse kriminale”, shtoi ai.

Kam qenë në politikë për një kohë të gjatë. Kurrë nuk më kishte shkuar mendja se do të shihja një administratë kaq të papërgjegjshme”, tha zoti Biden.

Ndërsa zoti Biden mori pjesë në një aktivitet me pyetje përgjigje në parkimin e një stadiumi në Moosic të Pensilvanisë, të moderuar nga CNN-i, zoti Trump foli në një aeroport në Mosinee të Uiskonsit, me avionin presidencial Air Force One në sfond.

Të dyja shtetet, Pensilvania dhe Uisconsi, janë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Javët e fundit në Pensilvani, anketat kanë treguar se zoti Trump po e ngushton hendekun me zoti Biden, i cili vazhdon të ketë një epërsi prej 4 për qind.<

Në Uisconsi, një kombinim anketash së fundmi, tregon se zoti Biden ka një epërsi prej 7 pikësh.

Presidenti Trump, duke folur para një turme me 1 mijë vetë, përmendi menjëherë aktivitetin e zotit Biden, që po mbajen në të njëjtën kohë.

Ai ka shkuar atje sot dhe po i bëhen pyetje të lehta nga moderatori Anderson Cooper. Mua nuk më bëjnë pyetje të tillatha presidenti.

Gjatë gjithë tubimit prej 90 minutash, zoti Trump hodhi ofendime ndaj ish-nënpresidentit dhe kandidates për nënpresidente, Kamala Harris.

Kundërshtarët Trump dhe Biden pritet të përballen në tre debate para zgjedhjeve të nëntorit. I pari do të jetë më 29 shtator në Klivelend Ohajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?