Zemaj: Shqetësuese pamjet e prindërve dhe arsimtarëve pa maska para shkollave, kjo nuk do të tolerohet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se është për keqardhje pamjet e publikuara nga disa shkolla tjera për neglizhencën e masave nga disa prindër dhe arsimtarë, të grumbulluar para dyerve të shkollave, pa maskat mbrojtëse. Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga prindërit dhe personeli arsimor të tregohen të përgjegjshëm dhe me […]
Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga prindërit dhe personeli arsimor të tregohen të përgjegjshëm dhe me përpikëri të vazhdojnë t’i respektojnë masat.
“Lus prindërit dhe personelin arsimor të tregohen të përgjegjshëm dhe me përpikëri të vazhdojnë t’i respektojnë masat”, ka shkruar Zemaj.
Gjithashtu Zemaj ka thënë se çdo neglizhencë e rekomandimeve anti covid, rrezikon shëndetin e përgjithshëm dhe nuk do të tolerohet.












