Zemaj: Prioritet im është që qytetarët të marrin shërbimet në Kosovë dhe jo jashtë vendit

Zemaj: Prioritet im është që qytetarët të marrin shërbimet në Kosovë dhe jo jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thekson se duhet të rritet efikasiteti i shërbimeve spitalore, në mënyrë që qytetarët te mos kenë nevojë të marrin shërbime jashtë vendit, e që numri i tyre është enorm. Ai u zotua se do të insistojnë maksimalisht që asnjë mjek në Kosovë të mos mbetet i papunë. Kështu ka deklaruar […]

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thekson se duhet të rritet efikasiteti i shërbimeve spitalore, në mënyrë që qytetarët te mos kenë nevojë të marrin shërbime jashtë vendit, e që numri i tyre është enorm. Ai u zotua se do të insistojnë maksimalisht që asnjë mjek në Kosovë të mos mbetet i papunë.

Kështu ka deklaruar Zemaj gjatë takimit me drejtorët e klinikave të QKUK-së, derisa tha se qëllimi i këtyre takimeve është që të jenë së bashku në këtë kohë dhe të koordinojnë aktivitetet në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

“Ne jemi të interesuar që të ngrisim kapacitetet dhe të ju ndihmojmë, por duke kërkuar llogari dhe transparencë. Ne komunikojmë me dokumente dhe letra. Unë do të shoh mundësinë që këtë komunikim ta shndërrojmë në komunikim fizik. Unë jam ithtar i kësaj dhe do të jem çdo kohë dhe do të jem edhe fizikisht, që të jemi koshient dhe të shfrytëzojmë ndihmën e partnerëve. Një ndër prioritetet e mia është që qytetarët të marrin shërbimet në Kosovë e jo në numër enorm të dalin jashtë vendit”, ka theksuar ai.

Zemaj tha se në kohën në të cilën Kosova po kalon, marrë parasysh që tash njihemi me virusin, duhet të kthehen shërbimet në Qendrën klinike Universitare të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi tha se sot do të adresohen tri tema: Menaxhimin e pandemisë, ngritja e disiplinës dhe planet e rikthimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët.

Ai ka falënderuar të gjithë mjekët e drejtorët e klinikave të QKUK-së për punën dhe menaxhimin e pandemisë gjatë këtyre muajve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?