Zemaj: Do t’i japim policisë një udhëzues për maska për t’i mbrojtur qytetarët nga dënimet

Ministria e Shëndetësisë së shpejti do t’i japë Policisë së Kosovës një udhëzuar rreth vendeve ku duhet të vendosen maskat e ku jo. Zemaj tha se kjo do të bëhet për t’i mbojtur qytetarët nga dënimet, si dhe për të lehtësuar punën e Policisë. “Ministria e Shëndetësisë do të ju ofrojë institucioneve të rendit një […]
Ministria e Shëndetësisë së shpejti do t’i japë Policisë së Kosovës një udhëzuar rreth vendeve ku duhet të vendosen maskat e ku jo.
Zemaj tha se kjo do të bëhet për t’i mbojtur qytetarët nga dënimet, si dhe për të lehtësuar punën e Policisë.
“Ministria e Shëndetësisë do të ju ofrojë institucioneve të rendit një udhëzues praktik për vendet ku është e nevojshme të barten maskat e ku jo, për të lehtësuar punën e tyre, por edhe për të ruajtur qytetarët nga dënimet e ndryshme, pasi ka pasur ankesa që duhet të saktësohen dhe qytetarët të njoftohen rreth vendosjes së maskave”, ka deklaruar Zemaj.












