Yoshihide Suga zgjidhet kryeministër i ri i Japonisë

Yoshihide Suga u zgjodh kryeministër i ri i Japonisë. Ai do të pasojë Shinzo Aben, i cili njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar për arsye shëndetësore. Suga (71 vjeçar) mori 314 nga 462 vota në dhomën e ulët të parlamentit. Një shumicë e thjeshtë ishte e nevojshme për zgjedhjen e kryeministrit të ri. Të hënën, Yoshihide […]

Yoshihide Suga u zgjodh kryeministër i ri i Japonisë. Ai do të pasojë Shinzo Aben, i cili njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar për arsye shëndetësore.

Suga (71 vjeçar) mori 314 nga 462 vota në dhomën e ulët të parlamentit. Një shumicë e thjeshtë ishte e nevojshme për zgjedhjen e kryeministrit të ri.

Të hënën, Yoshihide Suga u zgjodh kreu i ri i partisë në pushtet.

Kështu, ish-kryesekretari i kabinetit të Abes siguroi zgjedhjen si kryeministër në parlament, ku koalicioni qeverisës i Liberal Demokratëve ka shumicën.

Suga fitoi mbështetjen e njerëzve kryesorë në parti për shkak të pritjes që kanë ata se ai do të vazhdojë politikën e Abes.

Suga njoftoi se përparësitë kryesore të qeverisë do të jenë lufta kundër koronavirusit dhe rimëkëmbja e ekonomisë e goditur rëndë nga pandemia.

Ai do të njoftojë përbërjen e qeverisë së re të Japonisë gjatë ditës së mërkurë (16 shtator).

Abe, që ka thyer rekord si kryeministri që ka shërbyer më së gjati në Japoni para se të largohej nga zyra, nuk ka përkrahur publikisht asnjë kandidat që ka garuar për shef të ekzekutivit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?