Vulin: Komandanti ynë Vuçiqi, nuk do të dorëzohet ndaj kërkesës për njohjen e Kosovës

Është ndezur e gjithë makineria propagandistike e Aleksandër Vuciqit në Serbi. Kështu, së fundmi, Aleksandër Vulin, ka thënë se Vuciqit po i bëhet presion për njohjen e Kosovës. “Unë nuk jam pjesëmarrës në negociatat e Uashingtonit por është e qartë për mua se shqiptarëve i është premtuar një letër që do t’i jepet Vuciqit për […]
Është ndezur e gjithë makineria propagandistike e Aleksandër Vuciqit në Serbi. Kështu, së fundmi, Aleksandër Vulin, ka thënë se Vuciqit po i bëhet presion për njohjen e Kosovës.
“Unë nuk jam pjesëmarrës në negociatat e Uashingtonit por është e qartë për mua se shqiptarëve i është premtuar një letër që do t’i jepet Vuciqit për njohjen e Kosovës. E di që ka shumë presion mbi presidentin tonë në këto momente dhe do të ketë edhe në orët në vazhdim por Komandanti Suprem i ushtrisë serbe dhe presidenti serb nuk do të dorëzohet. E kam parë atë duke kundërshtuar njerëz të mëhdenj të botës dhe e di që nuk do të dorëzohet”, ka thënë ai, shkruan Vecernje Novosti përkthen Periskopi.












