Vuçiqit i kërkohet dorëheqja pas Marrëveshjes së Washingtonit: Bëra atë që munda, nuk u poshtëruam

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është krenar për faktin që Serbia ia doli ta menaxhonte presionin për të njohur pavarësinë e Kosovës. “Gjëja e parë që dëgjuam kur u njoftua takimi në Washington ishte – “ju do ta njihni pavarësinë e Kosovës”. Kur e panë që nuk e bëmë, atëherë […]
“Gjëja e parë që dëgjuam kur u njoftua takimi në Washington ishte – “ju do ta njihni pavarësinë e Kosovës”. Kur e panë që nuk e bëmë, atëherë filluan të flisnin për gjëra të tjera, dhe papritmas u mërzitën me autostratad, mini-shengenet etj.” – tha Vuçiq nga Brukseli duke komentuar protestat e marrëveshjes nga opozita e vendit.
Ai foli edhe për thirrjet e opinionit serb që të jepte dorëheqje, raporton B92, përkthen në shqip Periskopi.
“A duhet të dorëhiqem që bëra atë që munda për Serbinë, sepse i sigurova pritje në Shtëpi të Bardhë përfaqësuesve serbë, që nënshkrova një dokument që nuk përmban asgjë poshtëruese për Serbinë? Unë jam krenar për këtë gjë,” shtoi ai.
Vuçiq theksoi që delegacioni serb bëri një punë shumë të vështirë nën kushte tepër të zorshme.
“Por unë i kuptoj ata dhe çdokush e ka të drejtën që të kontestojë. Ata do t’i fitojnë zgjedhjet pas një viti e gjysmë, sepse ata do t’i fitojnë, siç i fitojnë gjithnjë,” – ironizoi ai. /Periskopi












