Vjosa Osmani i shkruan Trendafilovas rreth Speciales

Vjosa Osmani i shkruan Trendafilovas rreth Speciales

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka proceduar Amendamentin e presidentit Thaçi në lidhje me mandatin e Gjykatës Speciale tek kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. Osmani i ka kërkuar Trendafilovas që amendamenti i propozuar t’i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese pranë Dhomave të Specializuara. “Do t’u isha mirënjohëse nëse ky propozim-amendament […]

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka proceduar Amendamentin e presidentit Thaçi në lidhje me mandatin e Gjykatës Speciale tek kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Osmani i ka kërkuar Trendafilovas që amendamenti i propozuar t’i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese pranë Dhomave të Specializuara.

“Do t’u isha mirënjohëse nëse ky propozim-amendament referohet pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorëve të Specializuar, për vlerësim paraprak se ndryshimi i propozuar nuk zbeh ndonjërën nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Gjykatës”, shkruan në letër.

Dërgimin e kërkesës e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i kryeparlamentares.

“Kryetarja Osmani duke iu referuar nenit 162, paragrafit 3 të Kushtetutës, ka proceduar Amendamentin e propozuar nga presidenti te Dhoma e Specializuara e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim”, ka thënë Kupina.

Më 24 gusht, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’ua zgjasin mandatin Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Këtë kërkesë e ka bërë në një adresim qytetarëve të Kosovës, duke thënë se beson që deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë të tij.

Në Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i Gjykatës Speciale do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do të njoftojë për një gjë të tillë institucionet e Kosovës./Koha

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?