Vjen kërcënimi nga policia e Kosovës: Nuk do ta dënojmë askënd nëse s’përfshihemi në pakon emergjente

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, ka thënë se policët duhet të përfshihen në pakon emergjente, dhe se nëse nuk ndodhë kjo nuk do të shqiptojnë dënime për qytetarët. Kështu deklaroi ajo në mbledhjen e Komisionit parlamentar për siguri, që po mbahet aktualisht. “Ne do të dalim në detyrë, por s’do të […]
Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, ka thënë se policët duhet të përfshihen në pakon emergjente, dhe se nëse nuk ndodhë kjo nuk do të shqiptojnë dënime për qytetarët.
Kështu deklaroi ajo në mbledhjen e Komisionit parlamentar për siguri, që po mbahet aktualisht.
“Ne do të dalim në detyrë, por s’do të merremi me dënime. Na keni pru deri në atë nivel, që t’i çojmë duart.
“Deklarata shokuese që policia nuk po e bën punën e vet. Ai e ka të drejtën që të marrë masa. Nëse ne nuk po e bëjmë punën, ai të marrë masa”, tha ajo para anëtarëve të komisionit.
Ndryshe, përveç këtyre veprimeve, nga kjo sindikatë kanë paralajmëruar edhe protesta












