Visar Ymeri bën horë VV-në: Të jesh për Reciprocitet e kundër Mini-Shengenit është kontradiktë logjike

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një shkrim të botuar në blogun Sbunker ka kritikuar sulmet që po i bëhen Mini-Shengenit nga ana e të gjitha partive politike në Kosovë, e në veçanti nga vetë Vetëvendosje. Ymeri megjithëse ka paraqitur edhe rreziqet që paraqet një projekt i tillë – i nënshkruar si zotim së […]
Ymeri megjithëse ka paraqitur edhe rreziqet që paraqet një projekt i tillë – i nënshkruar si zotim së fundi nga kryeministri Hoti në Washington më 4 shtator – ka treguar edhe për të mirat që pashmangshëm do t’i sjellë.
Ai është marrë në veçanti me Vetëvendosjen, pa i përmendur emrin, dhe te kritika e së cilës parti beson që ekziston një kontradiktë logjike.
“Reciprociteti është masë në kuadër të tregtisë së lirë… Duke qenë kështu, të jesh për reciprocitet e kundër mini-shengenit është kontradiktë logjike.” – shkruan z.Ymeri, përcjell Periskopi.
Ymeri ka deklaruar se është domosdoshmëri e kohës integrimi në rrafshin tregtar, dhe ka kërkuar që fokusi i debatit për një çështje të tillë të ndryshojë.
“Të kundërshtosh integrimin në tregun e përbashkët rajonal e të kërkosh me ngulm integrimin në tregun e përbashkët evropian nuk ka sens ekonomik. Sepse gllabërimi nga një ekonomi e një shkalle shumë të madhe e më të zhvilluar është rrezik shumë i madh në BE, se sa në rajon.” – thuhet në rreshtat e mëposhtëm.












