Ursula von der Leyen: Zonat “pa LGBT” në Poloni nuk kanë vend në BE

Kryesuesja e komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se “zonat e lira nga LGBT-ja” në Poloni janë “zona të lira nga humaniteti” që nuk kanë vend në Bashkimin Evropian, në kritikat më të forta deri tash ndaj partisë polake në pushtet, Ligj dhe Drejtësi. Në një fjalim të gjatë 77 minutësh që përshkoi […]
Në një fjalim të gjatë 77 minutësh që përshkoi tema si koronavirusi dhe emergjenca klimatike, Von der Leyen u zotua të ndërtonte “një bashkësi të barazisë” dhe kritikoi shtetet anëtare të BE-së që kishin zbehur mesazhet e politikës së jashtme të bllokut për të drejta të njeriut.
Ajo e bëri të qartë mos-aprovimin e qeverisë së djathtë nacionaliste të Polonisë, që shpesh e ka goditur atë që e quan “ideologji të LGBT-së”, ndërsa një numër i madh qytetesh polake e kanë deklaruar veten si “zona të lira nga ideologjia e LGBT-së”, raporton The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
“Të jesh vetja nuk është ideologjia jote,” tha Von der Leyen para deputetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel. “Është identiteti yt. Kështu që dua ta bëj krejt të qartë – zonat e lira LGBTQI janë zona pa humanitet. Dhe ato nuk kanë vend në bashkësinë tonë.”
BE-ja është në një mosmarrëveshje të gjatë me Poloninë mbi çështjet e sundimit të ligjit, pasi partia në pushtet kishte vënë në zbatim politika që dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit.
Së fundi, Kosova dhe Serbia kanë arritur një Marrëveshje në Washington në të cilën parashihet bashkëpunimi me 69 vende të tjera në mënyrë që të kriminalizohet shtypja e komunitetit LGBTQI. /Periskopi












