Trump: Nëse na sulmon Irani, do t’i përgjigjemi me forcë 1,000 herë më të madhe

Donald Trump ka kërcënuar se ShBA-ja do të hakmerret me një forcë “1,000 herë më të madhe” ndaj çdo sulmi të Iranit ndaj interesave të saj. Duke postuar në Twitter, Trump iu referua raportimeve se Irani po planifikonte të hakmerrej për vrasjen me dron që i bëri ShBA-ja gjeneralit kryesor të saj, Qassem Suleimanit. Në […]
Duke postuar në Twitter, Trump iu referua raportimeve se Irani po planifikonte të hakmerrej për vrasjen me dron që i bëri ShBA-ja gjeneralit kryesor të saj, Qassem Suleimanit. Në atë kohë, analistët kishin parashikuar se Irani do të kërkonte hakmarrje por jo menjëherë.
Ndërkohë që sot në mëngjes, presidenti për emisionin “Fox&Friends” tha se kishte dashur ta vriste presidentin e Sirisë, Bashar al-Assadin, por ishte ndaluar nga James Mattis, gjenerali në pension që në atë kohë kishte qenë sekretar i mbrojtjes, shkruan Guardian, përcjell Periskopi.
Një storje e Politicos që citonte një zyrtar anonim të inteligjencës amerikane ka thënë se Irani po konspironte të vriste ambasadoren amerikane në Afrikë të Jugut, Lana Marks, e cila është mike e vjetër e presidentit Trump. Tashmë ajo është vënë nën mbrojtje të shtuar të sigurisë.
“Çdo sulm nga Irani, në çdo formë qoftë, ndaj Shteteve të Bashkuara do të kthehet me një magnitudë 1 mijë herë më të madhe!” – ka thënë z.Trump. /Periskopi












