TransferMarkt: I gjithë ekipi i Moldavisë nuk kushton as sa një këmbë e Rashicës

Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria e burrave, do të luajë nesër kundër kombëtares së Moldavisë. Por, cila është vlera e lojtarëve në treg te këto kombëtare? Periskopi ka konsultuar magazinën e specializuar prestigjioze për transferime, Transfermarkt, për të mësuar vlerën e lojtarëve të të dyja kombëtareve në treg. Kosova del se vlen plot 69 […]
Periskopi ka konsultuar magazinën e specializuar prestigjioze për transferime, Transfermarkt, për të mësuar vlerën e lojtarëve të të dyja kombëtareve në treg.
Kosova del se vlen plot 69 milionë e 130 mijë euro aktualisht. Në këtë vlerë nuk është llogaritur fare Vedat Muriqi – i cili për shkak të lëndimit të pësuar nuk u ftua fare nga Bernard Challandes.
Lojtari më i shtrenjtë i Kosovës vazhdon të mbetet Milot Rashica me 22 milionë, i pasuar nga Amir Rrahmani me 14, Valon Berisha me 4 e Mërgim Vojvoda me 4.
E gjithë kombëtarja e Moldavisë, e bërë bashkë, vlen vetëm 10,23 milionë – që nënkupton as sa njëra këmbë e superyllit tonë, Milot Rashicës.
Në ekipin moldav, Artur Ionita është më i vlerësuari me 2,5 milionë, e pas tij është Alexandru Epureanu me 1,5 milionë. Të gjithë të tjerët kanë vlerë më të vogël se 1 milionë. /Periskopi












