Tolaj: Sqarimi i IKSHPK’së për tri viktimat është joprofesional dhe absurd

Tolaj: Sqarimi i IKSHPK’së për tri viktimat është joprofesional dhe absurd

Infektologu Ilir Tolaj ka reaguar pas sqarimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për tri vdekjet e raportuara në 24 orët e fundit nga Covid-19. Nëpërmjet një shkrimi, ai e ka quajtur sqarimin e IKSHPK’së “joprofesional” dhe “absurd”. Sipas Tolajt, “deklarata i IKSHKP-së lidhur me këto raste është e pakuptimtë, joprofesionale e absurde […]

Nëpërmjet një shkrimi, ai e ka quajtur sqarimin e IKSHPK’së “joprofesional” dhe “absurd”.

Sipas Tolajt, “deklarata i IKSHKP-së lidhur me këto raste është e pakuptimtë, joprofesionale e absurde dhe është në kundërshtim me kriteret e OBSH-së, CDC-së dhe autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare që e definojnë sëmundjen COVID-19.”.

Shkrimi i Tolajt:

Sqarimi i sotëm i IKSHKP-së lidhur me statusin e tre të vdekurve nga COVID-19 ditën e sotme është joprofesional, absurd dhe krejtësisht i pakuptueshëm.

Së pari, është fakt i mirënjohur se shumica e pacientëve me COVID-19 që përfundojnë me vdekje, në momentin  e vdekjes janë RT-PCR negativ për SARS Cov 2, dmth për COVID-19. Por, ky fakt nuk do të thotë se shkaku i vdekjes nuk është forma e rëndë e sëmundjes COVID-19, e shkakatur nga virusi SARS Cov 2.

Të gjitha rastet me simptomet e COVID-19, si dhe ato të infeksioneve me SARS Cov 2 pa simptome, në fillim të infeksionit do të jenë pozitivë në testimin PCR. Ky test në shumicën e rasteve do të bëhet negativ brenda mesatarisht dy javësh, ndërsa gjatë kësaj periudhe personat PCR pozitivë janë infekcioz për personat tjerë që janë në kontakt me ta. Në raste të tjera, më të rralla, PCR testi mund të vazhdojë të jetë pozitiv edhe për javë e muaj të tjerë (një rast në Slloveni ka qenë pozitiv në testimin PCR për 73 ditë rresht), por nuk janë infekscioz për të tjerët.

Diagnoza përfundimtare kur dikush vdes si pasojë e infeksionit me SARS Cov 2, nuk mund të jetë “Gjendje pas COVID-19”, sepse si faza e infeksionit të freskët, ashtu edhe ndërlikimet e shumta dhe serioze që e rrezikojnë jetën, që e pasojnë infeksionin, janë pasojë e veprimit të virusit SARS Cov 2, shkaktarit të COVID-19, e rrjedhimisht me këtë janë pjesë e sëmundjes COVID-19. Formulimi i tillë i diagnozës përfundimtare për rastet e vdekjeve nga COVID-19 është gjithashtu gabim serioz profesional nga ana e SHSKUK-së dhe duket si një përpjekje jo e ndershme e zvogëlimit artificial të numrit të rasteve që vdesin si pasojë direkte e COVID-19.

Deklarata i IKSHKP-së lidhur me këto raste është e pakuptimtë, joprofesionale e absurde dhe është në kundërshtim me kriteret e OBSH-së, CDC-së dhe autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare që e definojnë sëmundjen COVID-19. Dhe nuk është sqaruese për opinionin. Ata që nuk janë profesionist shëndetësorë të fushës së sëmundjeve infektive, vetëm se mund të dezinformohen nga ky “sqarim”.

Reagimi i IKSHKP-së është edhe një huqje profesionale e radhës e tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?