Thehet rekordi i testeve për Covid-19 për një ditë, 71 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka bërë të ditur të dhënat e 24 orëshit të fundit në betejën e vendit me Covid-19. Si asnjëherë më parë, numri i mostrave të marra nga ShSKUK del të ketë qenë 608 sosh. Por, përkundër këtij numri të madh, rastet nuk e kanë kaluar njëqindëshin duke mbetur në […]
Si asnjëherë më parë, numri i mostrave të marra nga ShSKUK del të ketë qenë 608 sosh. Por, përkundër këtij numri të madh, rastet nuk e kanë kaluar njëqindëshin duke mbetur në 71.
Për më mirë, numri i të shëruarve ka shkuar në 199, përcjell Periskopi.
Gjatë këtyre 24 orëve, numri i të vdekurve ishte 1.
Raporti:
199 TË SHËRUAR DHE 71 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 20 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.












