Thaçi qetëson qytetarët pas qortimeve të Erdoganit: Jam në kontakt të vazhdueshëm me të

Kosova do të hapë mision diplomatik në Jerusalem pasi të ndodh njohja reciproke me Izraelin, dhe kjo ka shqetësuar shtetin me të cilin kemi raporte historike, Turqinë. Erdogan kishte qortuar ashpër Kosovën (por edhe Serbinë) për një veprim të tillë. Madje, disa analistë kosovarë kishin shprehur frikën se një gjë e tillë mund të çonte […]
Erdogan kishte qortuar ashpër Kosovën (por edhe Serbinë) për një veprim të tillë. Madje, disa analistë kosovarë kishin shprehur frikën se një gjë e tillë mund të çonte edhe potencialisht në çnjohjen e Kosovës.
Por, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka qetësuar qytetarët duke thënë se “është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin Erdogan” dhe se ka folur me të përmes telefonit – për të mos lejuar që të cenohen raportet tona me Turqinë, përcjell Periskopi.
“Për hir të korrektësisë, duhet të them që jam i shqetësuar nga Liga Arabe në lidhje me njohjen reciproke me Izraelin. Kam biseduar në telefon me presidentin Erdogan. Jam në kontakt të vazhdueshëm. Nuk do të lejojmë që asgjë të cenojë raportet tona me Turqinë.”
Kosova dhe Turqia kanë pasur raporte tradicionalisht të mira në njëzet vitet e fundit. /Periskopi












