Tahiri për takimin në Washington: Kosova të angazhohet për njohje pa prekje të kufijve

Tahiri për takimin në Washington: Kosova të angazhohet për njohje pa prekje të kufijve

Ish-zëvendëskryeministrja dhe kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet teknike për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se Kosova duhet të angazhohet fuqishëm që në takimin e Washingtonit, që pritet të mbahet më 4 shtator, të bëhet njohja reciproke pa prekur kufijtë. Tahiri  ka thënë se ky takim është i një rëndësie strategjike sepse tregon angazhimin e […]

Ish-zëvendëskryeministrja dhe kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet teknike për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se Kosova duhet të angazhohet fuqishëm që në takimin e Washingtonit, që pritet të mbahet më 4 shtator, të bëhet njohja reciproke pa prekur kufijtë.

Tahiri  ka thënë se ky takim është i një rëndësie strategjike sepse tregon angazhimin e shtuar të Amerikës për Kosovën dhe për paqen në Ballkan.

“Vlerësoj se takimi në Washington këtë javë ka një rëndësi strategjike sepse tregon angazhimin e shtuar amerikan për Kosovën dhe për paqen, fqinjësinë dhe stabilitetin në mbarë rajonin e Ballkanit, ku për fat të keq ende kemi çështje të hapura siç është normalizimi i marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë pas 20 vjetësh të përfundimit të luftërave dhe lindjes së shteteve të reja”, tha Tahiri për IndeksOnline.

Siç ka thënë Tahiri, e cila për disa vite kishte negociuar me palën serbe, takim i së premtes është një hap përpara drejt njohjes mes dy shteteve.

Ish-kryenegociatorja tha se Kosova duhet të angazhohet fuqishëm për të arritur njohjen reciproke, por pa prekur kufijtë.

“Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Washington do të jetë një hap përpara drejt njohjes reciproke mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktual, si një zhvillim pozitiv që kontribuon në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Kosova duhet të angazhohet fuqishëm për të arritur njohjen reciproke pa prekur kufijtë, çështjen e reparacioneve të luftës, të drejtën e sukcesionit pra marrjen e hises që i takon nga zhbërja e ish-Jugosllavisë ku Kosova ishte njësi federale”, theksoi Tahiri.

Ndonëse ky takim është thënë se do ta ketë më shumë karakterin ekonomik se sa të një njohje politike në mes të dyja vendeve, Tahiri ka porositur palën kosovare që të mos iu shmangen temave tjera.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?