Syla paralajmëron padi: Kërkesat e mjekëve po hasin në vesh të shurdhër të Qeverisë

Syla paralajmëron padi: Kërkesat e mjekëve po hasin në vesh të shurdhër të Qeverisë

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka kritikuar Qeverinë për mospërfillje të kërkesave të sindikatës për stimulimin shtesë prej 300 eurove për punëtorët shëndetësorë, madje, ka paralajmëruar edhe padi.  “Kanë kaluar 100 ditë nga qeverisja dhe për mirëqenie të stafit shëndetësor nuk kemi përmirësim por përkeqësim, përkundër lëvdatave që na bëhen, përkundër takimit me […]

“Kanë kaluar 100 ditë nga qeverisja dhe për mirëqenie të stafit shëndetësor nuk kemi përmirësim por përkeqësim, përkundër lëvdatave që na bëhen, përkundër takimit me Hotin pash se në vesh të shurdhër dhe opinioni po dëgjon deklaratat se do merren masa. Këto 100 ditë asnjë stimulim nuk është marrë sa i përket punëtorëve shëndetësorë”, tha ai.

Syla në njërin prej televizioneve vendore ka thënë se të gjithë punëtoret shëndetësor duhet të marrin stimulimet prej 300 euro, duke shtuar se Qeveria ka anashkaluar një muaj, qershorin, të cilin është dashur t’u paguhet.

“Në qeverinë Kurti janë pagu dy muaj nga 300 euro, për çudi qeveria Hoti është pagu vetëm korriku dhe gushti ndërsa qershori jo. Kemi bë kërkesë të ndryshohet kjo. Përkundër përpjekjeve që e kemi bë edhe të avokati i popullit kemi hasë në vesh të shurdhër. Ankesat janë enerome dhe është diferencim tek punëtoret që po shkakton probleme ndërnjerëzore”, shton Syla.

Ai thotë se sot ka qenë apeli i fundit për institucionet që të marrin parasysh kërkesat e punëtorëve, përndryshe shton ai, do të vazhdojnë me greva.

“Është situatë alarmante, ne po na keqpërdorin sepse në këtë kohë të merren vendime për greva është shumë e vështirë”, thotë Syla.

Kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, ka paralajmëruar proces gjyqësor ndaj kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me çështjen e pagave për sektorin shëndetësor, të cilët nuk i kanë marrë.

“Edhe muaji qershor ka qenë i pandemisë. Do të bëjë padi, kam marrë të drejtën. Këto ditë do të flas prapë me Avokatin e Popullit dhe do të procedojmë”, tha Syla në Interaktiv, duke shtuar se ka raste që nuk janë paguar fare as kujdestaritë, meqenëse u kishte premtuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?