Specialja mohon se prokurori i saj dha dorëheqje për shkak të dosjeve, thotë se ai u angazhua diku tjetër

Specialja mohon se prokurori i saj dha dorëheqje për shkak të dosjeve, thotë se ai u angazhua diku tjetër

Skandali me rrjedhjen e dosjeve sekrete të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë së Hagës, po thuhet se ka shtyrë në dorëheqjen e një prokurori shumë të rëndësishëm të këtij institucioni. Kështu të paktën u raportua dje në media. Ndërkaq, nga Specialja po e mohojnë se prokurori në fjalë ka dhënë dorëheqje për këtë shkak. Kwai […]

Skandali me rrjedhjen e dosjeve sekrete të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë së Hagës, po thuhet se ka shtyrë në dorëheqjen e një prokurori shumë të rëndësishëm të këtij institucioni. Kështu të paktën u raportua dje në media. Ndërkaq, nga Specialja po e mohojnë se prokurori në fjalë ka dhënë dorëheqje për këtë shkak.

Kwai Hong Ip, zëvendëskryeprokuror i Speciales, është raportuar dje se ka dhënë dorëheqje nga ky organ i drejtësisë me seli në Hagë. Arsye për këtë veprim të Ip, thuhet të jenë dosjet e Speciales, të cilat një person ende i panjohur, i ka dërguar në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Këto dosje, thuhet se mbajnë emra të dëshmitarëve të mbrojtur dhe gjithashtu dëshmitë e tyre, teksa konsiderohet me rrezikshmëri të lartë fakti që të njëjtat tanimë janë në dorën e personave të tjerë, jashtë këtij institucioni.

Mirëpo, nga Prokuroria e Specializuar e Hagës po e mohojnë se arsye e dorëheqjes së Prokurorit IP, janë dosjet e rrjedhura nga Specialja.

Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Christopher Bennet, ka thënë se prokurori në fjalë ka marrë një ofertë për punë diku tjetër, dhe para disa kohësh.

“Sa i përket çështjes së zotit IP, ai ka pranuar një ofertë pune para disa kohës, dhe ka vendosur që të lë Dhomat e Specializuara të Prokurorisë. Ai tani punon në një institucion tjetër. Ai nuk ka dhënë dorëheqje tani”, thuhet në përgjigjen e Speciales për lajmi.net.

Organi ndjekës i Hagës ndërkaq mbetet në heshtje totale sa i përket çështjes së dosjeve të rrjedhura nga ky institucion, të cilat kanë rënë në dorën e OVL-UÇK-së, e më pas edhe të individëve të tjerë.

Për të dytën herë më radhë, dokumente që dje është konfirmuar se i përkasin Speciales janë dërguar nga persona ta panjohur në selinë e Organiztës së Veteranëve të Luftës.

Që të dyja herë, hetues të Speciales i kanë marrë këto dosje nga selia e OVL-së.

Këta të fundit, në lidhje me këtë çështje tanimë kanë autorizuar avokatin Tomë Gashi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?