Skandaloze: Grupi i Karaçevës kontrabandoi kafshë të sëmura për ushqim të kosovarëve

Skandaloze: Grupi i Karaçevës kontrabandoi kafshë të sëmura për ushqim të kosovarëve

Në mesin e një sërë veprash penale “Grupi i Karaçeva” akuzohet edhe për kontrabandim të kafshëve të sëmura, të cilat paraqesin një rrezik potencial për sigurinë e përgjithshme shoqërore. Në dosjen e Prokurorisë për rastin Karaçeva, të cilën ka arritur ta sigurojë Insajderi, thuhet se zyrtarët policorë të përfshirë në këtë grup kriminal, në mënyrë […]

Në mesin e një sërë veprash penale “Grupi i Karaçeva” akuzohet edhe për kontrabandim të kafshëve të sëmura, të cilat paraqesin një rrezik potencial për sigurinë e përgjithshme shoqërore.

Në dosjen e Prokurorisë për rastin Karaçeva, të cilën ka arritur ta sigurojë Insajderi, thuhet se zyrtarët policorë të përfshirë në këtë grup kriminal, në mënyrë sistematike kanë kontrabanduar kafshë të sëmura dhe mallra të tjera, të cilat janë futur përmes Serbisë në territorin e Kosovës.

“Duhet potencuar se veprimet e të dyshuarave përveç që kanë dëmtuar në aspektin financiar buxhetin e konsoliduar të Republikës së Kosovës dhe përfitimeve që ju ka sjellë të dyshuarve, në rastin konkret konsiderojmë se kontrabandimi i këtyre kafshëve në formën e tillë paraqet rrezik potencial për sigurinë e përgjithshme shoqërore”, thuhet në dosje.

“Tregtimi i këtyre kafshëve (ka pasur rast që janë transportuar edhe gjedhe të sëmura…) nëpër tregjet e Republikës së Kosovës dhe shndërrimi i tyre në produkte të konsumit të gjerë pa ju nënshtruar fare një kontrolle strikte nga institucionet përkatëse sipas standardeve në fuqi, mund të jenë sa të dëmshme për shëndetin po edhe fatale për shoqërinë tonë”, theksohet mes tjerash në dosjen e Prokurorisë.

Insajderi ka mësuar edhe mënyrën se si është kryer kontrabandimi i kafshëve dhe nëpër cilat qytete është bërë shpërndarja e mishit, potencialisht të prishur pasi që nuk ka pasur ndonjë kontroll striktë.

“Kafshët e kontrabanduara në rrugë ilegale fillimisht i kanë futur në rajonin e Kamenicës nëpërmjet vijës kufitare me Serbinë duke i bartur me kamion, traktor apo edhe në këmbë dhe më pas distribuimin e tyre e kanë bërë gjithashtu me automjete transportuese duke i dërguar nëpër thertore po edhe fabrika për prodhimin e produkteve të mishit nëpër qendra të ndryshme të Republikës së Kosovës si Gjilan, Prizren, Gjakovë, Suharekë, Podujevë, Prishtinë…”, vijon tutje.

Skandaloz është fakti që edhe bizneset, të cilat janë furnizuar nga ky rrjet kanë qenë të informuar për mënyrën e shpërndarjes së mishit, dhe të njëjtin e kanë shpërndarë në forma të ndryshme për konsum të qytetarëve.

Dosja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, shpalos gjithë organizimin e kontrabandës me mallra, organizimin e skemave piramidale e bixhozit të paligjshëm, në rastin Karaçeva. Në këtë aksion të madh të Njësisë Speciale të Policisë dhe Inspektoratit Policorë, në Karaçevë të Kamenicës në zonën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, u arrestuan gjithsej 33 persona përfshi këtu edhe zyrtarë policorë që në forma të ndryshme kishin ndihmuar këtë krim e po ashtu ishin edhe pjesë e tij. Për 30 nga ta Prokuroria e Gjilanit ka kërkuar paraburgim në afat prej 30 ditësh.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?