SKANDAL: Tomë Gashi i VV-së promovon diktatorin nazist Adolf Hitler

Avokati i njohur dhe analisti i afërt me Vetëvendosjen, Tomë Gashi, në përpjekje për të sulmuar marrëveshjen e Washingtonit ka bërë një skandal tjetër të turpshëm. Ai ka shpërndarë figurën e nazistit Adolf Hitler me një thënie që promovonte nacionalizëm. E Gashi ka sulmuar delegacionin e Kosovës në Washington për marrëveshjen e arritur duke e […]
Ai ka shpërndarë figurën e nazistit Adolf Hitler me një thënie që promovonte nacionalizëm.
E Gashi ka sulmuar delegacionin e Kosovës në Washington për marrëveshjen e arritur duke e quajtur madje edhe si “pushtim”.
“Pushtimi brina nuk ka”, ka thënë ai, duke deklaruar edhe “Ujmanin e ndanë, Serbia në Adriatik”, përcjell Periskopi.
Gashi ishte bërë i famshëm edhe për sulmin që i kishte bërë një lypësi në qendër të Prishtinës sapo Vetëvendosje kishte marrë pushtetin.
Edhe Vetëvendosje ka kundërshtuar marrëveshjen megjithëse ajo hodhi poshtë frikën për ndarje territoriale të Kosovës. /Periskopi













