Sipas Gucci, kjo është vajza më e bukur në botë

Sipas Gucci, kjo është vajza më e bukur në botë

Armine Harutynyan nuk është një modele profesioniste, por ka marrë pjesë në shfaqjet e Gucci. Ajo është 23 vjeç, me origjinë nga Armenia. Ka flokë të errët, një fytyrë të mprehtë dhe vetulla të trasha. Që prej pjesëmarrjes në prezantimin e koleksionit pranverë-verë 2020 nga Gucci, Armine mori tepër vëmendje. U duartrokit nga disa dhe […]

Ajo është 23 vjeç, me origjinë nga Armenia. Ka flokë të errët, një fytyrë të mprehtë dhe vetulla të trasha.

Që prej pjesëmarrjes në prezantimin e koleksionit pranverë-verë 2020 nga Gucci, Armine mori tepër vëmendje. U duartrokit nga disa dhe u komentua nga të tjerë në mënyrë denigruese për pamjen e saj fizike.

Historia e Armine, tregon edhe njëherë për stereotipet e vendosura për gratë në shoqëri dhe për standardet që vënë në dyshim karakteristikat fizike dhe etnike të secilit prej nesh. Shumë prej komenteve drejtuar Armine, kanë edhe një përmbajtje seksiste:

“Pse duhet të ishte grua kjo?”, “A do dilnit ju me këtë?” etj.

Të tjerë e kritikuan duke shkruar se nuk ishte tërheqëse dhe se nuk ka vend për të në industrinë e modës.

Armine u bë pjesë e Gucci-t krejt rastësisht. Siç raporton faqja theartgorgeous.com, ajo u pa nga një zbulues talentesh në Berlin, i cili i kërkoi të shkëmbenin numrat e kontaktit. Armine ishte në Berlin për të dëgjuar bandën e saj të preferuar. Një muaj më vonë, ajo informohet se ishte zgjedhur për të qenë pjesë e shfaqjes së Gucci. Është modelja e parë armene që sfilon për brand-in luksoz.

Armine vjen nga një famlje artistësh, prandaj thotë se preferon të pikturojë shpesh apo të merret me ilustrime dixhitale dhe dizajne grafike, të cilat janë edhe pjesë e punës së saj. Gjithsesi, ajo është e hapur për të gjitha llojet e mediave dhe për modeling, të cilin nuk e ka braktisur edhe pas sfilatës së Gucci.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya