Shumica e Demokratëve frikësohen që Donald Trump nuk do ta pranojë humbjen

Tre nga katër mbështetësit e kandidatit të Demokratëve për president, Joe Bidenit, janë të brengosur me mundësinë që Donald Trump të refuzojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane nëse humbet, sipas një sondazhi nga Opinium Research. Sondazhi nënvizon frikën që presidenti të mos pranojë rezultatin nga zgjedhjet e nëntorit, duke shkaktuar kështu krizë konstitucionale. Javën e […]
Sondazhi nënvizon frikën që presidenti të mos pranojë rezultatin nga zgjedhjet e nëntorit, duke shkaktuar kështu krizë konstitucionale.
Javën e kaluar dy kongresmenë demokratë i kanë shkruar Pentagonit duke kërkuar siguri që ushtria do të ndërhynte për të mundësuar tranzicion të pushtetit, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Gati gjysma e të gjithë amerikanëve (47%) thonë se janë të brengosur lidhur me mundësinë që nëse Trump humbet zgjedhjet të mos e pranojë atë humbje, ka gjetur Opinium.
Mes votuesve të Bidenit, këta numra shkonin në 75 për qind ndërsa mes atyre të Trumpit në vetëm 30 për qind.
Ndërkohë, dy në pesë votues të Trumpit janë të brengosur që nëse Bideni humb nuk do të pranojë humbjen. /Periskopi












