Shpërthen emocionalisht Tomë Gashi, tregon pse mbron “vrasës, dhunues, hajdutë e mashtrues”

Avokati Tomë Gashi ka bërë një postim mjaft emocional në profilin e tij në Facebook si reagim ndaj komentuesve që si duket e kanë krahasuar me klientët të cilët i ka mbrojtur. Gashi, në statusin e tij që mund të jetë komprometues për punën si avokat në ndonjë lëndë gjyqësore, ka deklaruar se në këtë […]
Gashi, në statusin e tij që mund të jetë komprometues për punën si avokat në ndonjë lëndë gjyqësore, ka deklaruar se në këtë rol i bie që t’i mbrojë “vrasësit, dhunuesit, hajdutët, mashtruesit e keqpërdoruesit”, edhe pse në fakt nuk ekziston detyrimi për zgjedhjen e klientëve.
“Sigurisht që ka raste (kur) të njëjtin klient të cilin brenda gjykatës e mbroj me aq zell, më vie që ta “vras” me duart e mia për veprën të cilën e ka kryer jashtë punës dhe jashtë gjykatës!” – thotë ai duke nënkuptuar se nuk beson në ato që i thotë në proceset gjyqësore, shkruan Periskopi.
Ftojmë Odën e Avokatëve të Kosovës që të shqyrtoj profesionalizmin e këtij reagimi nga ana e z.Gashi.
Para disa ditësh, z.Gashi e kishte sulmuar marrëveshjen e arritur në Washington përmes një thënieje nga diktatori famëkeq nazist Adolf Hitler.
Më poshtë e keni statusin e plotë të tij:
Mos na krahasoni me klientet!
Ne Avokatet kemi shpesh pune me njerzit me te poshter dhe me te kqinje ne bote!
Nganjeher na bie edhe qe ti mbrojme ne gjykata ata qe jan me te kqinjet e shoqerise dhe te kombit tonë!
Na bie te mbrojm vrases , dhunues e hajna, mashtrues e keqperdorues!
Po ja qe kjo eshte puna jone !
Sigurisht qe ka raste, te njejtin klient te cilin brenda gjykates e mbroj me aq zell, me vie ta “vras “me duart e mia per vepren te cilen e ka kry, jashte punes dhe jashte gjykates !
Asnje rast i rende penal nuk mund te gjykohet pa pranine e mbrojtes, prandaj roli i avokatit eshte hallke e rendesishme ne sistemin e drejtesise!
Avokati asnji her nuk duhet ti nenqmoj viktimat e klientit vetem se e mbron nji kriminel!
Avokati nuk e mbron vepren e klientit te tij asnjiher!
A ka kriminle qe jan pjese e sistemit juridik , e dijm te gjith qe ka!












