Shpend Ahmeti zotohet të mbrojë Prishtinën nga veturat

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar pas lajmit se shtegu i ri i biçikletave në lagjen Dardania është kthyer në parking për vetura. Ahmeti ka deklaruar se puna në këtë shteg për biçikleta ende nuk ka përfunduar dhe se për t’i ndaluar veturat që të parkohen do të vendosen “pengesa të betonit”, […]
Ahmeti ka deklaruar se puna në këtë shteg për biçikleta ende nuk ka përfunduar dhe se për t’i ndaluar veturat që të parkohen do të vendosen “pengesa të betonit”, përcjell Periskopi.
Më tej, kryekomunari Ahmeti ka nënvijëzuar edhe një problem në Prishtinë e që është ai i parkingjeve për veturat duke thënë se “çfarëdo hapësire që ia u lejojmë veturave do të na e marrin”.
Në fakt, hapësirat do të duhej që të garantoheshin edhe për qytetarët që preferojnë qarkullimin në qytet përmes veturash – që të shmangeshin tollovitë por edhe zënia e hapësirave të dedikuara për këmbësorë.
Statusi i plotë:
Disa portale kanë shkruar se si shtegu i ri i biçikletave në Dardani është kthyer në shirit parkingu për vetura.
Ju njoftojmë se puna ende nuk ka përfunduar. Përgjatë krejt shtegut do të vendosen pengesat e betonit që pamundësojnë parkimin e veturave.
Përndryshe, është e vërtetë që çfarëdo hapësirë që ja u lejojmë veturave do të na e marrin.













