Shkencëtarët editojnë gjenet e kafshëve për të përmirësuar cilësinë e ushqimit

Shkencëtarët kanë prodhuar kafshë me gjene të edituara që thonë se mund të shërbejnë si “super baballarë”. Derrat, dhitë, gjedhet dhe minjtë bëjnë spermë që mban materialë gjenetik nga kafshë dhuruese. Ulumtuesit përdorën një pajisje hi-tech të editimit të gjeneve për të nxjerrë gjenet e fertilitetit mashkullor në embrionet e kafshëve, shkruan BBC, përkthen Periskopi. […]
Derrat, dhitë, gjedhet dhe minjtë bëjnë spermë që mban materialë gjenetik nga kafshë dhuruese.
Ulumtuesit përdorën një pajisje hi-tech të editimit të gjeneve për të nxjerrë gjenet e fertilitetit mashkullor në embrionet e kafshëve, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Kafshët ishin lindur sterile, por filluan të prodhonin spermë pas injektimit të qelizave spermë-prodhuese nga kafshët dhuruese.
Teknika do t’ju mundësonte kafshëve mashkuj surrogate që të shpërndanin materialin e edituar gjenetik të kafshëve më elitare.
Kjo do të ishte një hap përpara për të përmirësuar prodhimin e ushqimit, ka thënë ekipi amerikano-britanik.
“Kjo mund të ketë një ndikim madhor në adresimin e pasigurisë ushqimore anë e mbanë botës. Nëse mund ta sfidojmë një gjë të tillë gjenetikisht, kjo nënkupton më pak ujë, më pak ushqyerje dhe më pak antibiotikë që do t’ju japim kafshëve.” – tha profesori Jon Oatley. /Periskopi












