Shkalla e ulët e Inteligjencës bind Zvicrën që të mos e dëbojë kosovarin

Shkalla e ulët e Inteligjencës bind Zvicrën që të mos e dëbojë kosovarin

Prej 16 vitesh gjykatat e shkallëve të ndryshme në Zvicër po merren me rastin e kosovarit tani 33-vjeçar. Vendimi për dëbim të personit me të meta mendore madje kishte shkuar deri në Gjykatën Federale, e cila e ka pezulluar atë dhe e ka kthyer lëndën përsëri në gjykatën kantonale të Bazelandit, shkruan baz.ch. Kjo tani […]

Prej 16 vitesh gjykatat e shkallëve të ndryshme në Zvicër po merren me rastin e kosovarit tani 33-vjeçar. Vendimi për dëbim të personit me të meta mendore madje kishte shkuar deri në Gjykatën Federale, e cila e ka pezulluar atë dhe e ka kthyer lëndën përsëri në gjykatën kantonale të Bazelandit, shkruan baz.ch.

Kjo tani ka thënë fjalën e fundit: Kosovari mund të qëndrojë në Zvicër.

Kosovari 33-vjeçar, i cili jeton në Zvicër që nga viti 1994, është dënuar disa herë për delikte të ndryshme, përfshirë edhe për krime të dhunshme, transmeton albinfo.ch. Në gusht të vitit 2015, Zyra e Migracionit e Kantonit Baselland i kishte hequr atij lejen e qëndrimit dhe kishte marrë vendimin për dëbim të tij nga vendi.

Por ai ka rezistuar duke e shtyrë çështjen shkallë-shkallë deri në Gjykatën Federale, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër.

Të mërkurën e javës së kaluar, Gjykata Kantonale, e cila, sipas vendimit të Gjykatës Federale duhej të rivlerësonte çështjen, vendosi që kosovari të mund të qëndronte në Zvicër.

Sipas raporteve mjekësore, personi në fjalë vuan nga inteligjenca e kufizuar si dhe nga një çrregullim ankthi, i  shoqëruar me sulme paniku. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Federale, koeficienti i tij i inteligjencës është 58 pikë, që korrespondon me nivelin mendor të një fëmije nëntë deri në dymbëdhjetë vjeç, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, nuk mund të pritet që ai bëjë jetë të pavarur apo të fillojë nga e para jetën në Kosovë, siç ka vendosur Gjykata Kantonale të mërkurën.

Vendimi për dëbim, i cili i ishte shqiptuar në korrik të vitit 2018, tani është revokuar.

Varësi nga rrjeti familjar

Gjykata Kantonale tani ka arritur në përfundimin se 33 vjeçari nuk është në gjendje të jetojë i pavarur. Edhe pse ai, si baba i dy fëmijëve jeton i ndarë nga nëna e tyre, kosovari është “integruar në familjen e gjerë” dhe varet nga ndihma e tyre.

Një dëbim për të “do të ishte dënim me vdekje”, citon baz.ch motrën e burrit, përcvjell albinfo.ch. Edhe ish gruaja e tij, nëna e fëmijëve të përbashkët, ka deklaruar se fëmijët e tij e donin atë. “Nuk dua që ata të rriten pa baba”, ka thënë ajo.

Në fund, në vendimin e shqiptuar gjyqësor, argumentet personale (paaftësia për jetë të pavarur) kanë peshuar më shumë se precedenti penal dhe mungesa e integrimit ekonomik të kosovarit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?