SHBA për zgjedhjet në Mal të Zi: Moment historik për demokracinë

SHBA për zgjedhjet në Mal të Zi: Moment historik për demokracinë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, Judy Rising Reinke, e cilësoi shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi si “moment historik” për demokracinë e këtij vendi. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shpalli të hënën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 30 gushtit, në bazë të të cilave partitë e deritashme opozitare kanë fituar […]

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, Judy Rising Reinke, e cilësoi shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi si “moment historik” për demokracinë e këtij vendi.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shpalli të hënën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 30 gushtit, në bazë të të cilave partitë e deritashme opozitare kanë fituar shumicën e mandateve për deputetë.

“Qeveria amerikane i gëzohet partneritetit me qeverinë e ardhshme, të konstituuar përmes një procesi demokratik”, tha ambasadorja Reinke në një deklaratë dërguar mediave në Mal të Zi.

“Derisa procesi demokratik vazhdon në periudhën e formimit të qeverisë së re, Qeveria amerikane mirëpret premtimet e udhëheqësve të ndryshëm politikë se do ta mbajnë Malin e Zi në rrugën euro-atlantike, se do t’i ruajnë elementet kryesore të politikës së jashtme malazeze dhe se do t’iu japin prioritet reformave të nevojshme për përshpejtimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Reinke, duke bërë po ashtu thirrje për mbrojtjen e pakicave në Mal të Zi, të të drejtave të njeriut dhe të parimeve kryesore të demokracisë.

Tri koalicionet e deritashme opozitare, që pritet të formojnë Qeverinë e Malit të Zi, janë: “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza në të bardhë”.

Udhëheqësit e tyre kanë nënshkruar më 9 shtator një marrëveshje me shtatë parime, mbi të cilat do të mbështetet qeveria e ardhshme.

Ato përfshijnë: vazhdimin e bashkëpunimit me NATO-n dhe mosvënien në diskutim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Pjesëtarë të koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi” kanë bërë thirrje në të kaluarën për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi dhe kanë kundërshtuar anëtarësimin e këtij vendi në aleancën ushtarake të NATO-s.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?