Serbia e paralajmëron arrestimin e Thaçit, përfshijnë edhe Kushnerin në trafikim të organeve

Serbia e paralajmëron arrestimin e Thaçit, përfshijnë edhe Kushnerin në trafikim të organeve

Kryediplomati i Serbisë, Ivica Daçiq, në një intervistë për Happy TV ka paralajmëruar konfirmin e aktakuzës për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për rolin e tij si lider politik i UÇK-së. Ai ka vazhduar të insistoj në trafikimin e organeve nga UÇK-ja, për të cilin ka thënë se nuk mund ta bënin pa ndërkombëtarët, duke […]

Ai ka vazhduar të insistoj në trafikimin e organeve nga UÇK-ja, për të cilin ka thënë se nuk mund ta bënin pa ndërkombëtarët, duke thënë se pa Kushnerin, kjo absolutisht nuk do të ishte e mundur.

Në pyetjen nëse e ka ditur Thaçi në parim, edhe pse ishte shumë bashkëpunues dhe ka pasur mbështetjen nga qendrat e ndryshme të fuqive, që do të përfundojë në burgun e Hagës si kriminel lufte, Daçiq ka thënë se është çështje ditësh kur Thaçi do të arrestohet si kriminel lufte.

“E keni situatën kur Dik Marti filloj të flasë për të gjitha këto. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera perëndimore nuk kanë pasur rrugëdalje. Edhe është dashur që të sjellin diçka për t’u dukur që ato në të vërtetë e duan drejtësinë. Dhe atëherë u mor vendimi që të formohet kjo Gjykatë Speciale. Por, kjo Gjykate Speciale është gjykate ndërkombëtare në kuptim që ajo gjendet në Hagë dhe që gjykatësit dhe prokurorët janë të huaj. Atë e ka themeluar Kosova dhe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ata i kanë detyruar për një gjë të tillë. E tani çka po ndodh kohëve të fundit. Ata tani kuptuan që gjërat mund të jenë serioze. Sepse, ata menduan që nuk do t’i prekin ata, ata janë konstruktiv, etj. Gjatë disa javëve dhe muajve të fundit kemi përpjekje të dukshme të Prishtinës që të bëhet rishqyrtimi i asaj që ata kanë sjellë. E para ishte kërkesa që ata ia kanë dërguar Pompeos. Dmth ata i kanë shkruar Pompeos dhe kërkuan që të anulohet që gjykata të jetë në Holandë, por të jetë në Kosovë. Që dëshmitarët e mbrojtur të vriten. Ata këtë e kërkuan nga Shtetet e Bashkuara Amerikane. E dyta është folur edhe publikisht, Osmani si kryeparlamentare e tha që ka iniciativa të fshehta për ndryshimin e Kushtetutës për ta hequr atë nga korniza kushtetuese”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar, duke thënë se tani për tani ekziston propozim aktakuzë kundër Thaçit dhe askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk po kontakton me të, por, sipas tij, është më së e qartë që çështje ditësh është kur Hashim Thaçi do të jetë i arrestuar.

“Ne tani jemi në fillim të një dukurie të re dhe ajo është që një gjykatë po i gjykon shqiptarët për krime të bëra kundër serbëve. Ato janë krime të tmerrshme. Nuk dua të flas vetëm për të rrëmbyerit, të zhdukurit, bëhet fjalë për disa mjëra njerëz. Shumica prej tyre kanë qenë pas ardhjes së NATO-s dhe KFOR-it. Gjithashtu e keni një situatë, të mos flas për tregti me organe. Kombet e Bashkuara kanë punuar në këto raste, por ato kurrë askush nuk i ka proceduar. Por, kjo tregtia me organe nuk ka qenë e realizueshme pa komunitetin ndërkombëtar. Kujtohemi kur Bernard Kushner, fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, kryetari i mjekëve pa kufi në Kosovë, kur e pyetën për tregti me organe, ai buzëqeshi. Pa të, kjo absolutisht nuk do të ishte e mundur”, ka thënë ai./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?