Selmanaj nervozohet pas dështimit të votimit të Ligjit për Rimëkëmbje: Ka disa fjalë për opozitën

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka reaguar pasi që për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19. Selmanaj në Facebook ka thënë se me këtë ligj do të ju mundësohej qytetarëve qasje në 200 milionë euro nga kursimet e tyre. “Madje deputetët opozitar nga frika që ky […]
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka reaguar pasi që për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.
Selmanaj në Facebook ka thënë se me këtë ligj do të ju mundësohej qytetarëve qasje në 200 milionë euro nga kursimet e tyre.
“Madje deputetët opozitar nga frika që ky p/ligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim”, ka shkruar ai, duke thënë se duhet të shtrohet pyetja se kë e përfaqësojnë këta deputetë.
Postimi i Selmanajt:
Për keqardhje…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë nuk e votojnë P/ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili do u mundësonte qytetarëve qasje në 200 milion euro nga kursimet e tyre.
Madje deputetët opozitar nga frika që ky p/ligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim.
Vërtet shtrohet pyetja kë përfaqësojnë këta deputetë?
A kanë ndjesinë për nevojat e qytetarëve?
A kanë idenë se në çfarë rrethanash na ka sjellë situata me Covid 19?
Vërtetë keq, keq, keq…..












