Sa muaj do të qëndrojë ekipi mjekësor ushtarak italian në Kosovë

Sa muaj do të qëndrojë ekipi mjekësor ushtarak italian në Kosovë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka pritur dje ekipin mjekësor ushtarak nga Italia, që do të ndihmojë Kosovën në luftën me COVID-19. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Orlando ka bërë me dije se ata do të këshillojnë autoritetet e Kosovës për përballje me pandeminë për dy muaj. “Dje mirëprita […]

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Orlando ka bërë me dije se ata do të këshillojnë autoritetet e Kosovës për përballje me pandeminë për dy muaj.

“Dje mirëprita ekipin mjekësor ushtarak nga Italia që do të këshillojë autoritetet e Kosovës për përgjigjen ndaj coronavirusit për dy muajt e ardhshëm. Puna me partnerët lokalë tashmë ka filluar. Jam krenar për partneritetin tonë”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Express ka raportuar se ekipi mjekësor ushtarak italian ka arritur të premten në Kosovë.

Lajmin për Gazetën Express e kishtea konfirmuar dje zëdhënësja e Ambasadës së Italisë në Kosovë, Arjeta Halitaj.

Ajo kishte bërë me dije se shumë shpejt do të organizojnë një konferencë për media lidhur me këtë çështje.

“Ekipi i mjekëve sot ka mbërritur në Kosovë dhe shumë shpejt do të organizojmë një konferencë për media”, kishte thënë Halitaj.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pjesë e këtij ekipi do të jenë katër mjekë.

Ndryshe, ditë më parë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga Italia që të dërgojë profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit dhe anesteziologë për të ndihmuar vendin në luftën me COVID-19.

Një kërkesë të tillë, Zemaj e ka bërë në një takim që ka pasur me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Zemaj kishte njoftuar se kanë bërë marrëveshje me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve dhe kishte falenderuar Italinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën gjatë këtyre viteve.

“Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë. Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid19”, kishte shkruar Zemaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?