Rrjedhin dokumente sekrete nga bankat: 2 trilionë dollarë të ndyra pritet t’i fusin në telashe shumë personalitete të njohura

Dokumentet e rrjedhura që përfshijnë rreth 2 trilionë dollarë transaksione kanë zbuluar se si disa prej bankave më të mëdha në botë kanë lejuar kriminelët të lëvizin paratë e ndyra anë e mbanë botës. Ato po ashtu tregojnë se si oligarkët rusë kanë përdorur bankat për të shmangur sanksionet që duhej t’i ndalnin ata nga […]
Ato po ashtu tregojnë se si oligarkët rusë kanë përdorur bankat për të shmangur sanksionet që duhej t’i ndalnin ata nga marrja e parave në Perëndim.
Këto janë rrjedhjet e fundit të dokumenteve në një varg rrjedhjesh që kanë ndodhur gjatë pesë viteve të fundit e që kanë ekspozuar marrëveshje sekrete, shpëlarrje parash dhe krim financiar, shkruan BBC, përkthen Perirskopi.
Çka janë dosjet FinCEN?
Dosjet FinCEN janë më shumë se 2 mijë e 500 dokumente, shumica e të cilave ishin dosje që bankat i kanë dërguar autoriteteve të ShBA-ve mes viteve 2000 dhe 2017. Ato ngrisin shqetësime rreth asaj se çka po bënin klientët e tyre.
Këto dokumente janë disa prej sekreteve më të ruajtura të sistemit bankar ndërkombëtar.
Bankat i përdorin ato për të raportuar sjellje të dyshimta por nuk përbëjnë prova të keqbërjeve apo krimeve të ndryshme.
Ato u shpërndanë në BuzzFeed News.
Qindra gazetarë tashmë janë duke i hulumtuar këto dokumente tepër të dendura e teknike, dhe duke zbuluar aktivitetet që bankat nuk do të donin që publike t’i dinte. /Periskopi












