Rrahje mes disa personave në Prishtinë, arrestohen 3 persona

Para pak çastesh një rrahje masive ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë apo siç njihet ndryshe “te kafet e vogla”. Ky incident ka bërë që aty të shihet një numër i madh i policëve, të cilët kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll . Po ashtu, nga kjo ngjarje ka edhe të arrestuar. Policia e […]
Para pak çastesh një rrahje masive ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë apo siç njihet ndryshe “te kafet e vogla”.
Ky incident ka bërë që aty të shihet një numër i madh i policëve, të cilët kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll .
Po ashtu, nga kjo ngjarje ka edhe të arrestuar.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin në fjalë, derisa kanë treguar se 3 persona janë arrestuar.
“Sonte në ora 22:04, policia është njoftuar për një rrahje në rrugën ‘Fehmi Agani’ (te Kafet e Vogla). Njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë sjellë në Stacionin Policor “Qendra” tre të dyshuar. Rasti është duke u trajtuar nga policia”, thanë nga Policia e Kosovës.












