Rikthimi në shkolla: Skenari izraelit që duhet shmangur domosdo

Rikthimi në shkolla: Skenari izraelit që duhet shmangur domosdo

Shqipëria rihapi shkollat këtë të hënë me thirrjet e përsëritura të autoriteteve që të respektohen masat anti-Covid nga mësuesit, fëmijët dhe prindërit. Statistikat kanë provuar se në të gjitha vendet ku janë rihapur shkollat (me përjashtim të Suedisë që nuk i mbylli fare) kanë njohur brenda pak ditëve rritje të rasteve ditore me Covid-19 dhe […]

Shqipëria rihapi shkollat këtë të hënë me thirrjet e përsëritura të autoriteteve që të respektohen masat anti-Covid nga mësuesit, fëmijët dhe prindërit. Statistikat kanë provuar se në të gjitha vendet ku janë rihapur shkollat (me përjashtim të Suedisë që nuk i mbylli fare) kanë njohur brenda pak ditëve rritje të rasteve ditore me Covid-19 dhe nga ky rregull nuk pritet që të bëjë përjashtim Shqipëria.

Por, dallimi mund të bëhet tek intensiteti i rasteve të reja ditore dhe menaxhimi i mëtejshëm i situatës. Një shembull që nuk duhet të ndjekë vendi ynë është Izraeli. Ky i fundit, pas thuajse 3 muajve izolim vendosi që në fund të muajit maj të rihapë shkollat dhe universitetet dhe të lehtësojë ndjeshëm masat kufizuese

Hapja e institucioneve arsimore mbërrinte në periudhën kur autoritetet raportonin shifra të ulta infektimesh të reja. Kështu, më 21 maj, Izraeli raportonte vetëm 16 infektime të reja. Infeksioni ishte ende në vatra dhe jo komunitar, ndaj shifra të ngjashme shoqëruan pothuajse të gjithë muajin maj në këtë vend.

Por, dy javë nga rihapja e shkollave rastet e reja u dhjetëfishuan dhe situata u përkeqësua në fund të korrikut, ku Izraeli raportonte 100 herë më shumë të infektuar se në mesataren e muajit maj, pra mbi 2 mijë persona në ditë dhe infeksioni ishte shndërruar në komunitar.

Gushti ruajti prirjen e korrikut, ndërsa shtatori e përkeqësoi edhe më tej situatën, duke shkuar deri mbi 4 mijë të infektuar që u raportuan më 12 shtator. Kjo detyroi Kryeministrin e vendit, Benjamin Netanjahu që të dalë ditën e diel dhe të njoftojë rikthimin e izolimit total të vendit për tre javë duke filluar nga dita e premte.

Nëse në Shqipëri do të përsëritej skenari izraelit, sistemi shëndetësor mund të përfundojë në kolaps. Shqipëria aktualisht raporton rreth 150 raste në ditë dhe infeksioni kategorizohet si komunitar. Nëse do të shfaqet i njëjti skenar sipas shifrave të  Izraelit, brenda 2-3 javësh Shqipëria hipotetikisht mund të ketë 10 herë më shumë raste ditore dhe në fillim të nëntorit me mijëra të infektuar.(SI)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?