Rezoluta e PE-së nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi

Rezoluta e PE-së nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi

Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese votash ka miratuar një rezolutë përmes së cilës nuk njeh Alyaksandr Lukashenkan si president të Bjellorusisë, sapo mandati i tij aktual të përfundojë në nëntor. Rezoluta hedh poshtë rezultatet e zgjedhjeve të muajit të kaluar, të cilat opozita bjelloruse dhe Perëndimi i kanë quajtur të manipuluara. Teksti jo-detyrues i rezolutës, […]

Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese votash ka miratuar një rezolutë përmes së cilës nuk njeh Alyaksandr Lukashenkan si president të Bjellorusisë, sapo mandati i tij aktual të përfundojë në nëntor.

Rezoluta hedh poshtë rezultatet e zgjedhjeve të muajit të kaluar, të cilat opozita bjelloruse dhe Perëndimi i kanë quajtur të manipuluara.

Teksti jo-detyrues i rezolutës, i cili u u votua më 17 shtator me 574 vota pro, 37 kundër dhe 82 abstenim, gjithashtu bën thirrje për “zgjedhje të reja, të lira dhe të ndershme nën mbikëqyrjen ndërkombëtare”.

“Sapo të mbarojë mandati i udhëheqësit të tanishëm autoritar, Alyaksandr Lukashenka, më 5 nëntor, parlamenti nuk do ta njohë më atë si president të vendit”, tha PE në një deklaratë.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë e quajti menjëherë rezolutën “një ndërhyrje në punët e brendshme”.

Shtetet anëtare të BE-së po punojnë aktualisht në ndalimin e vizave dhe ngrirjen e aseteve kundër zyrtarëve bjellorusë, të cilët blloku prej 27 vendesh, i sheh si përgjegjës për një goditje të ashpër ndaj protestave masive që nisën menjëherë pas zgjedhjeve të 9 gushtit.

Sipas burimeve, Lukashenka nuk do të përfshihet fillimisht në listën e sanksioneve, por Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për përfshirjen e tij dhe po kërkon që vendet anëtare të shikojnë mundësinë e përfshirjes edhe të qytetarëve rusë të cilët drejtpërdrejt mbështesin regjimin në Minsk.

Demonstratat kanë paraqitur kërcënimin më të madh për Lukashenkan dhe përpjekjet për të zgjatur qeverisjen e tij 26-vjeçare.

Mbështetja e Moskës është bërë thelbësore për mbijetesën e Lukashenkas si president dhe Kremlini ka akuzuar Perëndimin se po kërkon të shohë një revolucioni në vend.

Rezoluta gjithashtu inkurajon vendet anëtare të BE “për të lehtësuar dhe përshpejtuar krijimin e një korridori humanitar dhe procedurën për marrjen e vizave për ata që largohen nga Bjellorusia për arsye politike”. /rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?