Ramush Haradinaj kundër nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë?

Ramush Haradinaj kundër nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë?

Pak orë para se të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, Gazeta Express mëson se ka tensione në kampin kosovar. Ramush Haradinaj dëshiron që të refuzohet marrëveshja, amerikanët paralajmërojnë sanksione ndaj tij. Në Shtëpinë e Bardhë, nën survejimin e presidentit amerikan Donald Trump, sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës […]

Pak orë para se të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, Gazeta Express mëson se ka tensione në kampin kosovar. Ramush Haradinaj dëshiron që të refuzohet marrëveshja, amerikanët paralajmërojnë sanksione ndaj tij.

Në Shtëpinë e Bardhë, nën survejimin e presidentit amerikan Donald Trump, sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kur kanë mbetur rreth tri orë deri te takimi i Trumpit me kryeminisitrin Hoti (dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq), brenda delegacionit të Kosovës në Uashington, që po kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti ka tensione.

Gazeta Express mëson se kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, që është pjesë e koalicionit Qeverisë, po bën presion te kryeministri Hoti, që të mos e nënshkruajë marrëveshjen.

Marrëveshja, për të cilën janë tashmë janë dakorduar palët, sipas Haradinajt nuk duhet të nënshkruhet.

Amerikanët ndërkaq kanë paralajmëruar se kushdo që del kundër kësaj marrëveshjeje, do të ketë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër vetes.

Ndërkaq kryeministri Hoti është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen, për të cilën janë dakorduar në bisedimet e djeshme, që poashtu janë kryer në Shtëpinë e Bardhë.

Në takimet e djeshme, nga AAK’ja si pjesë e Qeverisë ka marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Pjesë e delegacionit kosovar në Uashington është edhe kryediplomatja Meliza Haradinaj, që po ashtu përfaqëson edhe AAK’në.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?