Qytetarja te Mati 1 për Periskopin: Dikush bërtiti dilni jashtë, kanë eksploduar dy vetura

Ende nuk ka informacione zyrtare sa i përket eksplodimit që mendohet të ketë ndodhur në Mati 1, ku ndodhen policia, autoambulanca dhe zjarrfikës. Një banore e objektit ku besohet të ketë ndodhur shpërthimi thotë prë Periskopin se dyshon për eksplodim të dy veturave. Ajo thotë se derisa po dilte nga banesa e saj, e ka […]
Një banore e objektit ku besohet të ketë ndodhur shpërthimi thotë prë Periskopin se dyshon për eksplodim të dy veturave.
Ajo thotë se derisa po dilte nga banesa e saj, e ka vërejtur një erë të keqe, dhe se dikush nga banorët iu ka bërtitur banorëve që të dalin jashtë për shkak të djegieve që po ndodhnin në bodrum.
Qytetarja në fjalë ka thënë se bëhet fjalë për eksplodimin e dy veturave. /Periskopi













