Qeveria i reagon opozitës për 100 ditëshin: Zhbllokuam Kosovën nga izolimi

Qeveria i reagon opozitës për 100 ditëshin: Zhbllokuam Kosovën nga izolimi

Qeveria Hoti ka reaguar pas kritikave të partive opozitare, se 100 ditët e qeverisjes kanë qenë dështim. Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë vlerësuar se Qeveria Hoti nuk ka arritur ta menaxhojë pandeminë COVID-19 dhe se nuk ka qenë e suksesshme në procesin e dialogut me Serbinë. Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit të […]

Qeveria Hoti ka reaguar pas kritikave të partive opozitare, se 100 ditët e qeverisjes kanë qenë dështim. Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë vlerësuar se Qeveria Hoti nuk ka arritur ta menaxhojë pandeminë COVID-19 dhe se nuk ka qenë e suksesshme në procesin e dialogut me Serbinë.

Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se vendimet që kanë marrë gjatë pandemisë COVID-19, kanë qenë në përputhje me IKSHPK-në.

“Çdo vendim që është marrë gjatë kohës së pandemisë është marrë në bashkëpunim dhe konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe me QKUK-në, gjithmonë duke i përcjellë edhe protokollet e Organizatës Botërorë të Shëndetësisë. Qeveria Hoti u ka dalë në ndihmë qytetarëve, bizneseve të vogla dhe të mesme, për ta përballuar këtë situatë të vështirë të pandemisë COVID-19”, ka thënë ai.

Beqiri më tej ka thënë se Qeveria Hoti ka zhbllokuar Kosovën nga izolimi, që sipas tij e kishte futur Qeveria Kurti.

“Sa i përket marrëdhënieve me jashtë, ne kemi trashëguar një gjendje paradoksale, ku pothuajse nuk kemi pasur raporte as me Shqipërinë, një mbyllje totale e Kosovës. Dhe për më pak së tre muaj kemi arritur që ta rikthejmë Kosovën aty ku e ka vendin, në tryezat më të mëdha të botës duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë, Pallatin Presidencial në Paris dhe Brukselin. Pra, ne mund të themi që e kemi e kemi zhbllokuar Kosovën nga izolimi që e kishte futur qeveria paraprake”, është shprehur ai.

Këshilltari i kryeministrit theksoi në fund se kritikat e opozitës janë normale në një shoqëri demokratike.

Ndryshe, Qeveria Hoti ka shënuar 100 ditëshin e punës së saj, ndërsa kritika për këta muaj qeverisje ka pasur nga LVV dhe PDK, të cilët kanë përsëritur kërkesën e tyre për zgjedhje të reja.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu në një deklaratë të dhënë për Telegrafin kishte thënë se Qeveria Hoti është qeveri e pakicës.

“Ajo sot në Kuvend ka më pak se 60 deputetë, ka vetëm 40 deputetë shqiptar, dhe nuk e ka as 1/3 e mbështetjes qytetarë të shprehur me votë të lirë me 6 tetor. E njëjta, në përballje me krizën e shumëfishtë dështoi të adresonte nevojat e qytetarëve derisa ishte shumë efikase në aprovimin e kërkesave të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës. Këto 100 ditë shënojnë dallimin e qeverisjes së mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsioi, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi ç’kapjen e shtetit nga shpërdorimi, me atë të një qeverisje të paligjshme që ia hoqi reciprocitetin Serbisë, dështoi plotësisht në menaxhimin e pandemisë, dhe rifilloi kapjen e ndërmarrjeve publike”, ishte deklaruar ai.

Po ashtu, nga PDK kanë pohuar se Qeveria Hoti është qeveri e cila nuk ka stabilitet politik.

“Kjo periudhë e qeverisjes 100 ditëshe të kryeministrit Hoti u karakterizua me dështim në menaxhimin e pandemisë, ku Kosova shënoi ndër rastet më larta në botë sa i përket numrit të të infektuarve dhe të vdekurve për kokë banori. Kosova u fut në listën e zezë të udhëtimeve të qytetarëve nga shumica e vendeve të rajonit dhe ato evropiane. Po ashtu, kjo qeveri dështoi t’i dalë ndihmë ekonomisë dhe qytetarëve të vendit duke mos përmbushur as për së afërmi premtimet për rimëkëmbje ekonomike. Kjo qeveri po e dëshmon se është ndër qeveritë me më pak përfaqësues në këto 20 vjet demokraci, qoftë edhe për shkak të jostabilitetit politik nga përplasjet dhe kërcënimet e vazhdueshme brenda partnerëve të koalicionit”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?